stuhia dimerore disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente 6973f19682601

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

January 24, 2026
min lexim

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më të ashpra në vitet e fundit, raportuan mediat amerikane më 23 janar.



E shoqëruar me borë të madhe dhe erëra akulli, stuhia do të përhapet në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në juglindje deri në Mejn në verilindje gjatë fundjavës, paralajmëroi shërbimi meteorologjik.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, linjat ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime si masë paraprake. Shumë shkolla gjithashtu kanë anuluar mësimin të premten po ashtu si masë parandaluese.

Po ashtu ka frikë se mund të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, për shembull për shkak të rrëzimit të mundshëm të pemëve ose të shtyllave elektrike.

Për rreth 160 milionë njerëz janë lëshuar paralajmërime për shkak të kushteve të motit ose këshilla të veçanta. Autoritetet amerikane kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë, nëse është e mundur, dhe të mos përdorin makinat.

Në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik amerikan.

Në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, guvernatorja Kathy Hochul paralajmëroi se i ftohti mund të jetë “vdekjeprurës”.

Kryeqyteti amerikan, Uashington, gjithashtu shpalli gjendje emergjente për shkak të stuhisë së borës që pritet gjatë fundjavës. Masa ka hyrë menjëherë në fuqi, tha kryetarja e qytetit, Muriel Bowser.

Parashikohet që reshjet e borës në qytetin me rreth 700.000 banorë të fillojnë të shtunën në mbrëmje dhe të vazhdojnë deri të dielën, dhe ndoshta edhe të hënën. Gardës Kombëtare amerikane i është kërkuar që të ofrojë mjete motorike për të mbështetur shërbimet emergjente.

Bowser tha se këto reshje bore do të jenë të mëdha, që nuk janë parë që një kohë të gjatë, duke shtuar se me gjasë do të ketë ngrica në rrugë. Ajo u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurojnë ndriçim alternativ në rast të situatave emergjente.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke reaguar për stuhinë dimërore, kritikoi ekspertët e klimës.

“A mund të na shpjegojnë përkrahësit e mjedisit: “Çfarë ndodhi me ngrohjen globale”, shkroi ai në Truth Social.

Ngrohja globale nënkupton se temperaturat rriten gradualisht me një mesatare në terma afatgjatë.

Sipas ekspertëve, edhe shpeshtësia dhe intensiteti i ngjarjeve ekstreme të motit po nxit ngrohjen globale, përfshirë stuhitë dhe shirat e mëdha./ REL

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fazliu sherbimet e librave ame tani edhe online me pak radhe dhe me shume efikasitet per qytetaret 6973f14ab471c
Lajmi i mëparshëm

Fazliu: Shërbimet e Librave Amë tani edhe online, më pak radhë dhe më shumë efikasitet për qytetarët

trajanovski shilegov dhe despotovski sulmojne me qellimin ngrihu ti qe te ulem une 6973f1ca5d2cb
Lajmi i radhës

Trajanovski: Shilegov dhe Despotovski sulmojnë me qëllimin “ngrihu ti që të ulem unë”

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë