stuhi te fuqishme godasin italine 68b31c3420cd1

​Stuhi të fuqishme godasin Italinë

August 30, 2025
1 minut lexim

Stuhi të forta kanë goditur pjesë të mëdha të Italisë, veçanërisht në veri ku janë shkaktuar dëme të mëdha, thanë zyrtarët e emergjencës.

Në Lombardi, një stuhi e madhe rrëzoi disa pemë dhe shkuli çati shtëpish rreth 40 kilometra në verilindje të Milanos, sipas shërbimit të zjarrfikësve.

Breshëri me copa akulli deri në tetë centimetra në diametër goditi gjithashtu Piemonten, duke dëmtuar automjetet të shumta, duke shkatërruar çati dhe fusha, raporton KP.

Në Varzo, në kufirin me Zvicrën, rrugët u shndërruan në përrenj me baltë pas një rrëshqitjeje dheu. Pjesë të fshatit u përmbytën dhe dy shtëpi u desh të evakuoheshin. Shërbimi i zjarrfikësve mori më shumë se 200 thirrje brenda 12 orëve, përfshirë Lecco pranë liqenit Komo dhe qytetit Padova.

Një ditë më parë, shërbimet e emergjencës iu përgjigjën rreth 1 mijë e 300 thirrjeve emergjente në të gjithë vendin për shkak të stuhisë. Moti pritet të mbetet i ndryshueshëm gjatë fundjavës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne rrugen e kombit makina perplas kembesorin 68b31bc705850
Lajmi i mëparshëm

Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina përplas këmbësorin

kokaine mijera euro dhe nje makine luksoze kush eshte 34 vjecarja moderatore dhe influencuese qe kishte lidhje me kriminelet 68b31dea7b321
Lajmi i radhës

Kokainë, mijëra euro dhe një makinë luksoze… kush është 34-vjeçarja ‘moderatore dhe influencuese’ që kishte lidhje me kriminelët

Të fundit nga

ShkoLartë