studentja e mjekesise kuotat i kane marre vajza e deputetit dhe djali i ministrit 6adbdb8953bc1

Studentja e Mjekësisë: Kuotat i kanë marrë vajza e deputetit dhe djali i ministrit

October 24, 2026
1 minut lexim

Studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, foli për protestën e madhe që pritet të mbahet të shtunën, ndërsa theksoi se një nga arsyet që i nxjerr të rinjtë në protesta është mungesa e meritokracisë.

Ajo solli si shembull rastet kur, sipas saj, mundësitë për të përfituar kuota i kanë pasur fëmijët e deputetëve, të ministrave apo persona të tjerë.

“Presim që nesër në protestë të na bashkohet edhe diaspora, por edhe studentët, qytetarët e thjeshtë dhe nxënësit e shkollave, si dhe studentët që nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen gjatë javës. Unë jam duke protestuar sepse dua sigurinë që nesër, kur të dal në tregun e punës, të konkurroj me ndershmëri dhe barazi, pra të ketë meritokraci. Mendoj se nuk ka meritokraci, sepse të gjithë e dimë të vërtetën.

Po flas për fushën time: në Shqipëri ka shumë pak kuota dhe, nga ato që kam parë, i ka marrë gjithmonë vajza e deputetit, djali i ministrit, vajza e ministrit apo personi X. Pra, nuk ka pasur meritokraci për studentin apo specializantin që vërtet e ka merituar.

Ka pasur studentë ekselentë, me bursa, të cilët janë detyruar të shkojnë jashtë shtetit për t’u specializuar duke u ndarë nga familjet e tyre në Shqipëri”, tha ajo në “Review”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bordi i paqes kosova kontribuon ne sigurine dhe rindertimin e gazes 6adbdb015b9fe
Lajmi i mëparshëm

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

36 vjecarja u gjet e pajete ne dhomen e gjumit partneri i saj dorezohet pas krimit te rende ajo me sulmoi me thike 6adbdb97e82de
Lajmi i radhës

36-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, partneri i saj dorëzohet pas krimit të rëndë: Ajo më sulmoi me thikë

Të fundit nga

ShkoLartë