studenti ben veprim aspak te hijshem ne qendren e studenteve nxit reagime 6ad7760201a36

Studenti bën veprim aspak të hijshëm në Qendrën e Studentëve, nxit reagime

October 20, 2026
1 minut lexim

Një student ka bërë një veprim aspak të hijshëm.

Nuk dihen arsyet që e kanë shtyer atë ta bëjë atë

Madje, veprimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Sipas fotografive që kanë qarkulluar, studenti dyshohet se në Konviktin Nr 4 në Prishtinë, rreth guaskës së tualetit ka vendosur faqe të një libri fetar.

Qendra e Studentëve ka konfirmuar për Klankosova.tv se ka pranuar një ankesë lidhur me këtë rast.

Drejtori i kësaj qendre, Ekrem Rudari, ka thënë se një veprim i tillë nuk është aspak i mirë, duke shtuar se po punojnë për të gjetur studentin që e ka kryer këtë veprim.

“Veprim shumë i keq. Kjo s’është as kulturë fetare e as njerëzore. E kemi pranuar një ankesë, njëri prej studentëve ka ardhur dhe ma ka treguar foton. Jam ndjerë shumë keq me këtë veprim. Por, besoj që është një rast i izoluar”, u shpreh Rudari.

“Ne kemi hulumtuar dhe kemi bërë përpjekje që ta zbulojmë se kush e ka bërë këtë gjest të pahijshme, por deri tani s’kemi arritur. Ne do të bëjmë edhe më tutje ta zbulojmë se kush është ai”, u shpreh i pari i QS-së në Prishtinë.

Image

Fotoja

Rudari theksoi se vazhdimisht po punohet që studentëve t’u përmirësohen kushtet brenda konvikteve.

“Përpjekjet tona janë maksimale për studentët. Ne po punojmë vazhdimisht që të kemi kushte më të mira. Sot, qetësi dhe harmonia brenda ambienteve është shumë e mirë“, tha Rudari.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

daut beqiri asfaltohen pese rruge ne haracine punimet vazhdojne edhe ne orllance e grushine 6ad775a2a425c
Lajmi i mëparshëm

Daut Beqiri: Asfaltohen pesë rrugë në Haraçinë, punimet vazhdojnë edhe në Orllancë e Grushinë

osbe odihr denon dhunen ndaj protestuesve ne shqiperi policia te shmange forcen e paligjshme dhe joproporcionale 6ad7765c2fdc5
Lajmi i radhës

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

Të fundit nga

ShkoLartë