studentet zijahudin elezi dhe rinor bugujevci nga klubi i te rinjve shqiptar ne kroaci sensibilizojne eurodeputet per kerkesat e studenteve ne rmv 6a3a946f93149

Studentët Zijahudin Elezi dhe Rinor Bugujevci nga Klubi i të rinjve shqiptar në Kroaci sensibilizojnë eurodeputet per kërkesat e studentëve në RMV

June 23, 2026
min lexim
Screenshot 20260623 153917 Messenger 750x430 1

Studentët shqiptarë po vazhdojnë përpjekjet për ndërkombëtarizimin e kërkesës së tyre që provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe informon Tetovasot.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=247&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot

Studenti Zijahudin Elezi, së bashku me Rinor Bugujevcin, kryetar i Klubit të të Rinjve Shqiptarë në Kroaci, kanë njoftuar se kanë adresuar shqetësimet e studentëve shqiptarë në Parlamentin Evropian përmes një letre drejtuar eurodeputetit kroat, Davor Ivo Stier.

Sipas tyre, prej muajsh studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një kërkesë legjitime dhe në përputhje me statusin kushtetues të gjuhës shqipe në vend.
470474670 9056802794376651 7183645387779112872 n
“Në letrën drejtuar eurodeputetit Davor Ivo Stier kemi theksuar të gjitha shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ne, të bashkuar nga çdo cep i botës, do të punojmë që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në çdo institucion ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e tyre.
726908054 1277924714154060 1487197128047589804 n
Elezi dhe Bugujevci theksojnë se studentët dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund të anashkalohen nga politika, por nuk mund të heshten në përpjekjet e tyre për të realizuar të drejtat që u takojnë.

Nisma e tyre vjen në një kohë kur debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale në vend vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në opinionin publik shqiptar, raporton Tetovasot.

Ndryshe nisma për sensibilizimin e institucioneve dhe opinionit evropian lidhur me të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka lindur nga vetë studentët, të cilët prej muajsh kërkojnë që provimi i jurisprudencës (provimi i shtetit) të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Në kuadër të këtij angazhimi, studenti Zijahudin Elezi ka kontribuar në përcjelljen e shqetësimeve të studentëve dhe në krijimin e kontakteve që mund të ndihmojnë në promovimin e kësaj çështjeje në nivel evropian.
Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Klubi i të Rinjve Shqiptarë në Republikën e Kroacisë, i udhëhequr nga kryetari Rinor Bugujevci, duke ofruar mbështetje për përcjelljen e kërkesave të studentëve tek institucionet evropiane. Si hap i parë konkret, është përgatitur një letër drejtuar eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë relevantë, ndërsa parashikohen edhe takime me ta, ku krahas përfaqësuesve të Klubit, do të kontribuojë edhe Zijahudin Elezi në paraqitjen e qëndrimeve dhe kërkesave të studentëve nga Maqedonia e Veriut.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet që zëri i studentëve shqiptarë të dëgjohet më gjerësisht në Evropë dhe që çështja e të drejtave të tyre të trajtohet në përputhje me standardet evropiane, Marrëveshjen e Ohrit dhe dispozitat kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.Tetovasot

Postimi i plote:

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Lajmi i mëparshëm

VLEN: Nga Sopoti te Lagjja e Trimave, kjo është trashëgimia 24-vjeçare e BDI-së

italia sekuestron dy miliarde euro asete te oligarkeve ruse 6a3aa6666b120
Lajmi i radhës

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë

Të fundit nga

ShkoLartë