studentet qe humben afatin prej neser mund te aplikojne per shujta studentore 6915344fcc753

Studentët që humbën afatin, prej nesër mund të aplikojnë për shujta studentore

November 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 nëntor – Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej 13 nëntorit e deri 16 nëntorit do të pranojë aplikime për shujta studentore.

“Të gjithë studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, i cili zgjati nga 1 deri më 5 nëntor, njoftohen me anë të kësaj thirrje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron afat shtesë për aplikim nga 13 deri më 16 nëntor të vitit 2025”, sqaroi Ministria.

Studentët do të mund të aplikojnë në formë elektronike KËTU, ndërsa ndihmë do të mund të kërkojnë në adresën [email protected].

“Të gjithë studentët që kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit studentor do të fillojnë të marrin ndihmën financiare në muajin e ardhshëm pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për subvencionimin e racionit studentor”, sqaroi Ministria.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adele do te beje debutimin e saj edhe ne aktrim 691523b26e329
Lajmi i mëparshëm

Adele do të bëjë debutimin e saj edhe në aktrim

rama bonusi per pensionistet do te shperndahet para festave te fundvitit 69158ab77700a
Lajmi i radhës

Rama: Bonusi për pensionistët do të shpërndahet para festave të fundvitit

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë