studentet ne serbi po mbledhin nenshkrime per zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare 6951503a6adcb

Studentët në Serbi po mbledhin nënshkrime për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

December 28, 2025
1 minut lexim

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Sipas organizatorëve, nënshkrimet po mblidhen në më shumë se 100 komuna dhe qytete, në afro 500 stenda, ndërsa listat e lokacioneve dhe oraret përditësohen vazhdimisht në faqen studenti.org.rs, shkruan N1, transmeton KosovaPress. Vetëm sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në 113 vendbanime me 491 pika nënshkrimi.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiq, i cili e ka nënshkruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave serbe, në Beograd vërhet interesim i qytetarëve për të votuar dhe ngjashëm raportohet se ka interesim edhe në qytete si Novi Sadi dhe Nishi, ku studentët kanë shtuar numrin e tavolinave për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Përveç mbledhjes së nënshkrimeve, studentët kanë organizuar edhe panaire, punëtori dhe aktivitete simbolike. Në kampusin e Universitetit të Novi Sadit po mbahet një panair studentor i fundvitit, ku po zhvillohen aktivitete kulturore, punëtori kreative dhe mbledhje donacionesh për fëmijë, si dhe tribina publike mbi rëndësinë e zgjedhjeve dhe funksionimin e institucioneve.

Në disa qytete dhe vendbanime, përfshirë Sremska Kamenicën, Çaçakun dhe Gornji Milanovacin, aksioni është shoqëruar edhe me tubime qytetare dhe aktivitete solidariteti. Mbështetje për nismën kanë shprehur figura publike, profesorë universitarë, si dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Kjo nismë studentore synon të dëshmojë se kërkesa për zgjedhje të reja nuk është vetëm qëndrim i studentëve, por një thirrje e gjerë shoqërore për ndryshim politik dhe demokratik në Serbi, duke e shndërruar këtë ditë në një formë proteste qytetare pa tensione, por me mesazh të qartë politik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet millosh steviq grebeni per shkak te dyshimit per ndikim ne zgjedhje 6951501e85b80
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet Millosh Steviq “Grebeni” për shkak të dyshimit për ndikim në zgjedhje

kur je kaq e bukur nuk ke te drejte te vdesesh bardot birkin mike dhe rivale letra e aktores franceze diten e vdekjes se jane 695151e537ad7
Lajmi i radhës

“Kur je kaq e bukur, nuk ke të drejtë të vdesësh”, Bardot-Birkin mike dhe rivale. Letra e aktores franceze ditën e vdekjes së Jane

Të fundit nga

ShkoLartë