studentet kritikojne policine serbe ku ishit kur na keqtrajtonte milan radoiciq 68fa84625271a

Studentët kritikojnë policinë serbe: Ku ishit kur na keqtrajtonte Milan Radoiçiq?

October 23, 2025
1 minut lexim

Policia ndalon studentët e Novi Pazarit afër Kosjeriçit, qytetarët reagojnë ndaj trajtimit të tyre nga policia serbe.

“Kur (Milan) Radoiçiq vinte me njerëz të armatosur dhe bllokonte tërë rrugën, asnjë (polic) nuk doli, nuk kishte polic askund për dhjetë ditë. O njerëz, çfarë po ndodh? Çfarë mendojnë ata? Ku janë inspektorët tanë? Po malltretojnë fëmijët sonte”, u ankua një qytetar për veprimet e policisë që ndaloi kolonën e studentëve nga Novi Pazar afër Kosjeriçit.

Studentët që nisën nga Novi Pazar u ndaluan tetë kilometra larg Kosjeriçit. Kolona ndaloi para një automjeti policor me sinjalizues ndezur dhe me dy policë civilë, pas së cilës mbërritën edhe dy vetura të njësisë së intervenimit, raporton N1.

Shpejt u shfaqën edhe qytetarë të Kosjeriçit, ndërsa policët pas kontrollit të automjeteve u futën në makinat e intervenimit.

Një qytetare e Kosjeriçit theksoi se policia nuk ia arriti qëllimit për të cilën gjë u përpoqën të bënin sonte.

Studentët më pas vazhduan rrugën drejt Kosjeriçit. Një nga studentët që po ecin drejt Novi Sadit tha se ajo që po ndodh është “një turp i madh”.

Kujtojmë se Radoiçiq po kërkohet nga drejtësia në Kosovë për sulmin terrorist në Banjksë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur polici kosovar, Afrim Bunjaku.

Ndryshe, studentët dhe qytetarët kanë paralajmëruar një protestë të madhe më 1 nëntor kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drita barazon me ekipin qipriot 68fa8453a570a
Lajmi i mëparshëm

Drita barazon me ekipin qipriot 

fiks fare bishani fshati ku banoret bejne akrobaci neper tuba per te shkuar ne arat e tyre 68fa850358a68
Lajmi i radhës

Fiks Fare/ Bishani, fshati ku banorët bëjnë akrobaci nëpër tuba për të shkuar në arat e tyre

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë