studentet e universitetit kadri zeka ne vizite te kryeparlamentari afrim gashi 69454bf66081b

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në vizitë te kryeparlamentari Afrim Gashi

December 19, 2025
1 minut lexim

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka mirëpritur në një vizitë studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, duke theksuar rëndësinë e dialogut me të rinjtë dhe rolin e tyre në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes vendeve dhe popujve.

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në vizitën e tyre kthyese studentët e Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’”, ka shkruar Gashi, duke vlerësuar takimin si një hap domethënës drejt forcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë.

Sipas tij, dialogu i hapur me studentët u shndërrua në një urë komunikimi dhe bashkëpunimi. “Ky dialog i hapur dhe konstruktiv me të rinjtë u shndërrua në një urë mirëkuptimi”, ka theksuar kryeparlamentari.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për angazhimin e tij në diplomacinë parlamentare. Ai vuri theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit me Kosovën. “Fola për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të qëndrueshme me institucionet e Kosovës, si dhe për lidhjen vëllazërore mes popujve tanë”, u shpreh ai.

Në fund, kryeparlamentari nënvizoi se energjia dhe mendimi kritik i studentëve janë garanci për një diplomaci moderne dhe të qëndrueshme. “Energjia, kurioziteti dhe mendimi kritik i studentëve janë dëshmi e qartë se diplomacia e së ardhmes ndërtohet që sot, përmes dialogut të sinqertë me rininë”, përfundoi Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i lani floket sot ndersa neser jane serish te yndyrshem ja pse ndodh dhe si ti mbani te fresket me gjate 6945427953340
Lajmi i mëparshëm

I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja pse ndodh dhe si t’i mbani të freskët më gjatë

promovohet smart mk 2030 prezantohet e kiosk qytetaret 24 7 mund te zgjedhin sherbimin te paguajne dhe te marrin dokumentin menjehere 69455310de30a
Lajmi i radhës

Promovohet SMART/MK 2030! Prezantohet e-Kiosk, qytetarët 24/7 mund të zgjedhin shërbimin, të paguajnë dhe të marrin dokumentin menjëherë

Të fundit nga

ShkoLartë