strehe prostitucioni ne durres punonjeset qe shfrytezoheshin per prostitucion nuk hapin dyert nderhyn zjarrfikesja 696ca9d76f8b7

‘Strehë’ prostitucioni në Durrës/ Punonjëset që shfrytëzoheshin për prostitucion nuk hapin dyert, ndërhyn zjarrfikësja

January 18, 2026
1 minut lexim

Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”.

Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.

Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selena gomez mahnit fansat duke ndare nje selfie te rralle pa grim 696c973290ec0
Lajmi i mëparshëm

Selena Gomez mahnit fansat duke ndarë një ‘selfie’ të rrallë pa grim

tragjedi ne alpet austriake orteku ua merr jeten pese skiatoreve jashte pistes 696caa3335c5a
Lajmi i radhës

Tragjedi në Alpet austriake, orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës

Të fundit nga

ShkoLartë