strategjia e shba se per sigurine fyerje per be ne 693865c283bb5

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

December 9, 2025
min lexim

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u shpreh i alarmuar dhe theksoi sovranitetin europian. Sfondi ka të bëjë me strategjinë e re kombëtare të SHBA-së për sigurinë, që në pjesën më të madhe konsiderohet si një fyerje e rëndë ndaj Europës.



Qeveria e SHBA-së rregullisht në periudha të ndryshme publikon një plan, se si dëshiron ta konceptojë në të ardhmen politikën e vet të sigurisë. Versioni më i fundit kritikon institucionet europiane dhe mund të konsiderohet si udhërrëfyes lidhur me atë se çfarë mund të presë Europa në të ardhmen nga SHBA-ja.

Strategjia e SHBA-së: Demokracia në Europë e rrezikuar

Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendos theksin në fjalën hyrëse të strategjisë kombëtare të sigurisë: “Amerika duhet të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm i historisë.” Strategjia ndjek doktrinën e MAGA dhe thekson “Amerika në plan të parë”.

Qeveria e SHBA-së bën të qartë, se në radhë të parë ndjek interesat kombëtare. Europa mbetet një partner strategjik, megjithatë ajo kritikohet.

Rënie ekonomike, liria politike e shtypur dhe një politikë e gabuar migracioni: Europa, sipas këndvështrimit të SHBA-së, është duke ecur në drejtimin e gabuar. Kritikat janë të shumta. Institucionet europiane po kufizojnë lirinë e mendimit dhe po shtypin opozitën, identiteti kombëtar po humbet. “Nëse nuk ndryshon gjë, kontinenti në 20 vjet apo edhe më pak nuk do të njihet më”, thuhet në strategjinë e re të SHBA-së. Në mbarë botën duhet të ndalet migracioni masiv.

Dokumenti i strategjisë vazhdon të ndjekë doktrinën MAGA

Judy Dempsey nga institutit “Carnegie Europe” e konsideron këtë dokument si një vazhdim të politikës MAGA: “Ne e dimë tani, se ku ndodhet administrata Trump”, thotë ajo në bisedë telefonike për DË, “kjo është mirë.” Dokumenti i strategjisë tregon qartë, që SHBA ndjek një politikë transkionale. Gjithçka ka një çmim dhe duhet t’u shërbejë interesave amerikane, shpjegon Dempsey. Tani është e zezë në të bardhë, ajo që është deklaruar prej kohësh.

Qeveria e SHBA-së në të ardhmen do të jetë vet aktive dhe do të “ndihmojë”, për të korrigjuar kursin aktual. Një qëllim është “të mbështesë rezistencën e kombeve europiane kundër kursit aktual të Europës.” Qeveria e SHBA-se e konsideron pozitive influencën e “partive patriotike europiane”. Në këtë mënyrë p.sh. mund kihet parasysh Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila mban lidhje me republikanë drejtues.

Se çfarë do të thotë kjo konkretisht, kuptohet prej udhëzimeve të Marco Rubios. Ministri i Jashtëm i SHBA-së i ka udhëzuar diplomatët e SHBA-së në Europë, që të ndikojnë ndaj qeverive kombëtare, për të kufizuar ndjeshëm migracionin.

Strategjia e SHBA-së: Lëvdata nga Moska, habi në Bruksel

Për të stabilizuar ekonominë europiane, është në interesin e SHBA-së, që të zgjidhet lufta në Ukrainë. Qeveria Trump megjithatë është në kundërshtim me politikanët europianë, të cilët kanë pritshmëri jo realiste lidhur me luftën”.

Ian Lesser konstaton një dallim fundamental, sikurse i tha në bisedë gazetarit të DË-së Teri Schultz. Lesser drejton zyrën e Brukselit të German Marshall Funds, një Think Tank transatlantik. Ndërsa qeveria e SHBA-së luftën e Ukrainës e konsideron si “një problem të pakëndshëm, që duhet zgjidhur dhe shmangur”, thotë Lesser, Europa ndodhet përballë sfidës “si do të duhet të jetojë në të ardhmen me një Rusi agresive”.

Kaja Kallas: “Disa gjëra edhe janë të vërteta”

Ndërkohë që shumë vëzhgues shohin me shqetësim ndaj këtyre sinjaleve nga SHBA-ja, politikanë drejtues nëBE i përmbahen partneritetit transatlantik. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas gjatë forumit në Doha të shtunën (06.12.2025) u përpoq ta zbusë situatën.

“Disa gjëra edhe janë të vërteta”, tha ajo në një podium në kryeqytetin e Katarit, “Europa faktikisht po e nënvlerëson fuqinë e saj.” Ajo bëri thirrje për më shumë vetëdije dhe njëkohësisht theksoi partneritetin me SHBA-në. “Ne duhet të qendrojmë të bashkuar.”

Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE për politikën e sigurisë, në një konferencë shtypi të hënën (08.12.2025) e plotësoi deklaratën: “Vendimet, që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian, do të merren nga Bashkimi Europian për Bashkimin Europian, duke përfshirë edhe ato vendime, që kanë të bëjnë me autonominë tonë rregulative dhe mbrojtjen e lisirsë së mendimit.”

Presidenti i Këshillit të BE-së Costa: “SHBA nuk mund të vendosë”

Edhe Presidenti i Këshillit Europian António Costa thekson partneritetin transatlantik. SHBA mbetet një partnere transatlantike. SHBA mbentet një partnere e rëndësishme, por ai nënvizon, se lidhur me strategjinë e re të sigurisë se: “SHBA nuk mund të vendosë në vend të qytetareve dhe qytetarëve europianë, se cilat parti janë të duhurat dhe cilat janë të gabuarat”, tha ai të hënën në një konferencë shtypi në Bruksel.

Edhe pse SBA-ja vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme, Costa thekson sovranitetin e Europës. “Për t’u mbrojtur jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga aleatët tanë, ne duhet të forcojmë Europën.

Ende nuk ka shenja për një strategjie europiane

Judy Dempsey nga Carnegie Europe tërheq vëmendjen, se nuk sheh të ketë një strategji unike nga Brukseli. Strategjia e re kombëtare e SHBA-së “është një goditje e fortë në shpinë nga SHBA-ja”, thotë ajo, “por Europa nuk do të reagojë ndaj saj.” Europa është në disavantazh kundrejt SHBA-së, sepse nuk ka një strategji të përbashkët të shteteve anëtare./DW

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po vezhgonte ushtaret ukrainas teksa testonin nje sistem te ri mbrojtes humb jeten ne nje aksident pjesetari i forcave te mbreterise se bashkuar 693861a9b26ce
Lajmi i mëparshëm

Po vëzhgonte ushtarët ukrainas teksa testonin një sistem të ri mbrojtës, humb jetën në një aksident pjesëtari i forcave të Mbretërisë së Bashkuar

kjo eshte gjendja e nivelit te ujit ne batllave dhe badoc 693866aedf922
Lajmi i radhës

Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë dhe Badoc

Të fundit nga

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë