stojanoski filipce me genjeshtra per ekonomine ne stlin e zaevit nuk e di se i kujt eshte jahti por e di se do te koalicionoje me bdi ne 68af0eb86c3bc

Stojanoski: Filipçe me gënjeshtra për ekonominë në stlin e Zaevit – nuk e di se i kujt është jahti, por e di se do të koalicionojë me BDI-në

August 27, 2025
min lexim

Shkup, 27 gusht – Konferenca e sotme për shtyp e Venko Filipçes është prova më e mirë se LSDM0ja është e humbur në gënjeshtrat e veta dhe se po përpiqet ta mbulojë të vërtetën me numra bosh dhe manipulime: Maqedonia sot është një vend me financa të qëndrueshme, një vend që ka filluar të rindërtohet pas viteve të shkatërrimit dhe korrupsionit dhe një vend që po rikthen besimin në institucione, tha sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, në lidhje me qëndrimet e shprehura më parë të Filipçes për gjendjen e ekonomisë.

“Siç pretenduam, ashtu edhe doli. Sot Filipçe publikisht paralajmëroi koalicion me BDI-në. Pyetja është e thjeshtë: Çfarë ka kaq shumë të përbashkët BDI me të dhe Zaevin saqë nuk mund të largohen nga prehri i tyre? Çdo ditë flasin për “udhëheqje të re” dhe “vendime autentike”, dhe në fund kthehen te partnerët e tyre të vjetër në krim dhe korrupsion”, theksoi Stojanoski.

Ai gjithashtu pyeti pse Filipçe nuk mblodhi guximin të përgjigjej se në jahtin e kujt e kaloi gjithë verën.

“Në vend që të luajë rolin e viktimës së propagandës, le ta thotë të vërtetën. VMRO-DPMNE nuk tha kurrë se jahti ishte i tij, por se i përkiste mentorit të tij, atij që e kontrollon edhe sot. Populli e sheh qartë këtë”, tha Stojanoski.

Ai theksoi se mbetet edhe dilema se me kë e kaloi Filipce gjithë verën.

“Me kë ishte me pushime gjithë verën? Me kë nuk foli për politikë, por ndoshta për “natyrën e universit”? Qytetarët meritojnë një përgjigje të ndershme, jo  ikje nga e vërteta pas fjalëve boshe. Filipçe po flet për ekonominë, imagjinoni të njëjtin që ishte pjesë e qeverisë që solli inflacionin më të lartë në historinë e vendit, energjinë elektrike dhe karburantin më të shtrenjtë, varfërinë dhe borxhin për brezat që do të vijnë. Nën politikat e tyre, populli mbijetoi me rritje rekord të çmimit të bukës dhe produkteve bazë. Sot ai po flet për “standarde”, i njëjti që e shndërroi kujdesin shëndetësor të Maqedonisë në hi, me tendera të përgjakshëm, me aferën “Spitalin Modular”, me jahte, me skema dhe me marrëveshje sy me sy”, tha Stojanoski. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

suksesi i 10 te i anijes kozmike se spacex shihni videon e fluturimit dhe uljes mbreselenese ne oqeanin indian 68af0d462d980
Lajmi i mëparshëm

Suksesi i 10-të i anijes kozmike së SpaceX, shihni videon e fluturimit dhe uljes mbresëlënëse në Oqeanin Indian

flaket perfshijne nje siperfaqe pyjore ne devoll 68af105314f4a
Lajmi i radhës

Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll

Të fundit nga

ShkoLartë