stiven ivanovski rezulton i zhdukur pas zjarrit ne crans montana familja kerkon ndihme 6956bf1bee1b1

Stiven Ivanovski rezulton i zhdukur pas zjarrit në Crans-Montana, familja kërkon ndihmë

January 1, 2026
1 minut lexim

Crans-Montana, 1 janar – Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Stiven Ivanovski, rezulton i zhdukur pas zjarrit të madh që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në një lokal nate në qendrën turistike zvicerane Crans-Montana.

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka shpërthyer gjatë festës së ndërrimit të viteve, duke shkaktuar kaos dhe panik mes të pranishmëve. Autoritetet zvicerane raportojnë për dhjetëra viktima dhe mbi njëqind persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitale të ndryshme të vendit.

Familja e Stiven Ivanovskit ka humbur çdo kontakt me të pas incidentit dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij. Sipas tyre, ai është parë për herë të fundit në afërsi të lokalit ku ndodhi zjarri.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë ndonjë informacion për Stivenin, ose nëse ai është dërguar në ndonjë spital në Zvicër, të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit:

📞 076 415 0868
📞 076 385 7165
📞 078 229 5745

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur janë ende në zhvillim.

stiven

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

john legend zbulon historine qe qendron pas emri te tij artistik 6956ba52f29d7
Lajmi i mëparshëm

John Legend zbulon historinë që qëndron pas emri të tij artistik

safe city ulet dukshem numri i aksidenteve ne trafik 6956bfb930909
Lajmi i radhës

Safe City, ulet dukshëm numri i aksidenteve në trafik

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.
ShkoLartë