statovci ska zgjedhje ne prill partite do te reflektojne per presidenten 6954639ec8f60

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

December 31, 2025
1 minut lexim

Jeta Statovci nga Partia Guxo është shprehur e bindur se nuk do të ketë zgjedhje të reja në prill, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës mund të zgjidhet pa e kthyer vendin përsëri drejt kutive të votimit.

Ajo ka thënë se beson se partitë e tjera do të ripozicionohen dhe do të reflektojnë mbi strategjitë e tyre pas rezultateve të fundit zgjedhore.

“Me rezultatin që po e shohim dhe edhe me rezultatet lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët doli fituese në tri komuna, ndërsa subjektet e tjera humbën, nuk shoh arsye për zgjedhje të reja në prill. Besoj se do të ketë reflektim dhe ripozicionim nga partitë e tjera”, ka thënë Statovci.

Ajo ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës si një nga partitë që mund të ndryshojë qasjen e saj në këtë proces.

“Disa parti tashmë kanë filluar të mendojnë për lidershipin e tyre. Besoj se do të ketë ndryshime, sidomos në LDK-në, e cila ka një histori të gjatë si parti institucionaliste, por gjatë këtij mandati ka qëndruar statike dhe shpesh ka bllokuar proceset parlamentare. Ky qëndrim ka qenë shpesh destruktiv dhe ka penguar dialogun politik. Prandaj pres që të ketë ripozicionim edhe në çështjen e zgjedhjes së presidentes”, ka shtuar ajo.

E pyetur nëse presin që LDK-ja të votojë edhe këtë radhë Vjosa Osmanin për presidente, Statovci tha:

“Të gjithë e njohim punën e shkëlqyer dhe qëndrimet e forta të presidentes Osmani gjatë mandatit të saj. Ajo ka treguar seriozitet dhe përkushtim në pozicionin e saj. Nuk mund të paragjykoj saktë, por duke parë ndryshimet që pritet të ndodhin brenda LDK-së, besoj se do të ketë një reflektim të duhur nga ana e tyre”.

Në fund, Statovci ka theksuar se destruktiviteti dhe inati politik i partive të tjera vetëm do t’u thellojë humbjet nëse nuk ndryshojnë strategjinë e lidershipit dhe kauzat për të cilat qëndrojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reali e mbyll vitin ne krye te listes se uefa se 6954629446116
Lajmi i mëparshëm

Reali e mbyll vitin në krye të listës së UEFA-së

emiratet e bashkuara arabe thone se do te terhiqen nga jemeni pas sulmit saudit ne portin e mbajtur nga separatistet 695463ea27c5b
Lajmi i radhës

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se do të tërhiqen nga Jemeni pas sulmit saudit në portin e mbajtur nga separatistët

Të fundit nga

Reali e mbyll vitin në krye të listës së UEFA-së

Real Madridi do ta përfundojë vitin 2025 duke kryesuar renditjen e koeficientëve të UEFA-së. Renditja e koeficientit të klubeve bazohet në rezultatet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës gjatë
ShkoLartë