statovci kushtetuesja mund te konsiderohet mbreteri me te drejte vetoje jam per tia respektuar aktgjykimin 689e1f46eeaa5

Statovci: Kushtetuesja mund të konsiderohet mbretëri me të drejtë vetoje – jam per t’ia respektuar aktgjykimin

August 14, 2025
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VV-Guxo, Jeta Statovci, e ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se rregulli i ri që thotë se e ke të drejtën e propozimit vetëm tri herë, nuk argumentohet askund se ku ka qenë baza e këtij vendimi.

Statovci tha se Gjykata Kushtetuese lirisht mund të konsiderohet një lloj mbretërie me të drejtë vetoje, teksa shtoi se vetë ajo është për t’i respektuar aktvendimet e Kushtetueses.

“Tash me këto aktgjykimet e reja, kemi një lloj deformimi të asaj se cka kemi trashëguar dhe lirisht Gjykatën Kushtetuese lirisht mund ta konsiderosh si një lloj mbretërie me të drejtë vetoje që bën ndryshime kushtetuese pa kompetencat e saj”.

“Unë jam brenda asaj që duhet respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Qasja ime është më institucionaliste, respektoj institucionet por pavarësisht kësaj mbaj mendimet dhe opinionet e mija. Ne nuk kemi pasur ende një takim në kuadër të subjekteve tona politike të përbashkëta për ta diskutuar më tutje”, tha Statovci në “DPT te Fidani”.

Tutje, ajo u shpreh se nëse gjykohet se ka rregulla të reja të lojës, atëherë zgjedhjet do të ishin e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi.

“Në qoftë se gjykohet se ka rregulla të reja të lojës, atëherë instanca e vetme që i jep zgjidhje një çështje se ku është besimi qytetar pra është populli dhe kjo do të nënkuptonte zgjedhje të reja”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albion rrahmani shenon 689e1f43590b0
Lajmi i mëparshëm

Albion Rrahmani shënon

tragjike ne maliq 14 vjecari vritet me thike nga bashkemoshatari pas sherrit ne lokal fillimisht 689e1fff6ae7e
Lajmi i radhës

Tragjike në Maliq! 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari pas sherrit në lokal, fillimisht…

Të fundit nga

ShkoLartë