Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke raportuar dhjetëra aksidente trafiku dhe qindra kundërvajtje të evidentuara në gjithë vendin.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë raportuar 16 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 449 tiketa, transmeton “Bota sot”.
Sa i përket veprimtarisë policore, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 9 persona janë dërguar në mbajtje.
Burimi: botasot.info


