statistika alarmante me pak martesa me shume divorce dhe renie e natalitetit 69582cb8f1d0d

Statistika alarmante/ Më pak martesa, më shumë divorce dhe rënie e natalitetit

January 2, 2026
min lexim

Shkup, 2 janar – Jetëgjatësia e pritur në Maqedoni vazhdon të rritet dhe në vitin 2025 arriti në 76,6 vjet, por ky tregues pozitiv shëndetësor nuk e ndryshon thelbin e pamjes demografike: vendi ka gjithnjë e më pak banorë, ndërsa marrëdhëniet familjare po bëhen gjithnjë e më pak stabile. Sipas të dhënave nga Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 16.061 lindje të gjalla, kundrejt 20.201 vdekjeve, çka ka rezultuar me uljen e popullsisë për rreth 4.000 banorë vetëm brenda një viti.

Ky rritje negative e vazhdueshme natyrore nuk është dukuri e re, por një trend që zgjat tashmë gjashtë vite radhazi. Nëse në vitin 2016 në vend lindnin mbi 23.000 fëmijë, në vitin 2024 kjo shifër ka rënë në rreth 16.000, gjë që tregon për një ndryshim të thellë dhe afatgjatë në zakonet riprodhuese dhe sociale. Pamja demografike ndërlikohet edhe më tej nga dallimet rajonale: rritje pozitive natyrore është regjistruar vetëm në Rajonin e Shkupit, veçanërisht në komunat Saraj dhe Çair, ndërsa të gjitha rajonet e tjera shënojnë norma negative, me depopullimin më të theksuar në Novo Sellë dhe Novaci.

Në këtë kornizë më të gjerë demografike, të rëndësishme janë edhe të dhënat për martesat dhe divorcet, të cilat tregojnë se problemi nuk qëndron në zhdukjen e familjes si institucion, por në funksionalitetin e saj.

Në vitin 2024 janë regjistruar rreth 1.600 martesa më pak krahasuar me vitin paraprak, ndërsa numri i divorceve është rritur me 259 raste. Në çdo 1.000 martesa të lidhura, janë shënuar 183 divorce, me normat më të larta në Rajonin e Vardarit, Lindor dhe Juglindor.

Të dhënat për kohëzgjatjen e martesave e nuancojnë më tej këtë pamje. Sipas statistikave zyrtare për periudhën 2020–2024, numri më i madh i divorceve nuk ndodh në vitet e para të martesës, por pas një jete të përbashkët më të gjatë. Në vitin 2024, numri më i madh i divorceve është regjistruar te martesat me kohëzgjatje 15 vjet e më shumë – gjithsej 686 raste, që përbën shifrën më të lartë në periudhën krahasuese. Pasojnë divorcet te martesat që kanë zgjatur 5 deri në 9 vjet, me 488 raste, si dhe ato nga 10 deri në 14 vjet me 265 divorce.

Këto shifra tregojnë se martesat nuk përfundojnë domosdoshmërisht shpejt apo në mënyrë impulsive, por se me kalimin e kohës grumbullohen probleme strukturore dhe funksionale që çojnë në shpërbërjen e bashkësisë. Divorcet në një deri në tre vitet e para të martesës mbeten relativisht më pak të përhapura, gjë që e përforcon edhe më tej tezën se sfida nuk qëndron në vendimin për t’u martuar, por në ruajtjen afatgjatë të martesës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a e dinit qe aromat ndikojne ne energjine tuaj ja cilet parfume duhet te perdorni per cdo rast 695827f1e4045
Lajmi i mëparshëm

A e dinit që aromat ndikojnë në energjinë tuaj? Ja cilët parfume duhet të përdorni për çdo rast…

doganat e maqedonise ne vitin 2025 arketuan 2 14 miliarde euro 69582e11f3ec5
Lajmi i radhës

Doganat e Maqedonisë në vitin 2025 arkëtuan 2.14 miliardë euro

Të fundit nga

ShkoLartë