stabilizim i motit diteve vijuese maksimalet deri ne 30c 68b9d6afdbac0

Stabilizim i motit ditëve vijuese, maksimalet deri në 30C

September 4, 2025
1 minut lexim

Ditën e premtë parashihet të mbretërojnë kushte stabile në vend, me më shumë kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë rrjedhave të lumenjëve mund të formohen kushte për mjegull apo mjegullinë.

Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira, por se nuk priten mundësi për të reshura. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 30C e 31C.

Mot i nxehtë e kryesisht me diell po parashihet ditëve të fundjavës, me maksimale prej 29C e 31C. Minimalet zbresin deri në 12C e 13C. Orëve të mëngjesit, përgjatë rrjedhave të lumenjëve, shkurtimisht, mund të formohen kushte për mjegull apo mjegullinë. Ditën e hënë dhe martë kalojnë herë pas here vransira, por se nuk po paraqiten mundësi për të reshura.

emperaturat ende të larta 30C e 32C. Era do të fryjë më shumë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

duhet ta kishim kuptuar rrezikun merz te gjithe e kishin gabim per putinin 68b9d5c937ca7
Lajmi i mëparshëm

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin

miranda kerr flet per here te pare rreth ndarjes se orlando bloom dhe katy perry t 68b9d7d4b71cd
Lajmi i radhës

Miranda Kerr flet për herë të parë rreth ndarjes së Orlando Bloom dhe Katy Perry-t

Të fundit nga

ShkoLartë