spiropali te papranueshme thirrjet fyese ne kumanove 688f94f18e0b7

Spiropali: Të papranueshme thirrjet fyese në Kumanovë

August 3, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 3 gusht – Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Kështu reagon kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndërsa kërkon njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

Reagimi i plotë i kryeparlamentares shqiptare, Elisa Spiropali:

Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.

Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.

Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.

Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.

Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi tetori do te jete fundi i nje klase politike qe shpetimin e vet e ka pare duke shkaktuar krize te sigurise 688f900979c21
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Tetori do të jetë fundi i një klase politike që shpëtimin e vet e ka parë duke shkaktuar krizë të sigurisë!

racizmi nga tifozet ne maqedoni spiroapli thirrje ekstremisht fyese dhe perjashtuese ndaj shqiptareve 688f9e8d0cefd
Lajmi i radhës

Racizmi nga tifozët në Maqedoni, Spiroapli: Thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë