spiropali takon ministrin grek te mbrojtjes forcojme bashkepunim per sigurine 69428013a1088

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

December 17, 2025
1 minut lexim

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm në Athinë me Ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias.



Takimi u fokusua në bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende partnere në NATO që kontribuojnë aktivisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Europë e më gjerë, ndërkohë që Shqipëria do të presë në vitin 2027 Samitin e NATO-s.

Spiropali theksoi se “marrëdhëniet tona do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjike, përmes një agjende iniciativash me fokus njerëzit tanë”.

Këto marrëdhënie, sipas Spiropalit, janë udhëhequr gjithmonë nga perspektiva e përbashkët europiane e të dyja vendeve mike.

Ministri Dendias theksoi se për Greqinë, Shqipëria mbetet një partner i përkushtuar në rrugën e vlerave demokratike, sigurisë dhe mbrojtjes europiane.

Dendias nënvijëzoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të të dy vendeve, nën koordinimin e NATO-s dhe iniciativave rajonale të mbrojtjes, në të cilat Shqipëria luan një rol domethënës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne zelanden e re ish nenkolonelit i kapet pornografi me femije ne pajisjet e punes 69427d05ae4ce
Lajmi i mëparshëm

Skandal në Zelandën e Re, ish-nënkolonelit i kapet pornografi me fëmijë në pajisjet e punës

a eshte vertet me afer se kurre nje marreveshje paqeje per ukrainen 694281429c456
Lajmi i radhës

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

Të fundit nga

ShkoLartë