spiropali shtyhet samiti i 6 te i gruas ne diaspore ne nderim te elisabeta katijajt 693e6937de9f1

Spiropali: Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

December 14, 2025
1 minut lexim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Elisabeta Katijajt dhe Eorda Sinollarit, duke i cilësuar ato si dy gra plot dritë dhe energji, që i kushtuan kohën dhe talentin e tyre Shqipërisë dhe diasporës shqiptare.

Në një postim publik, Spiropali thekson se Elisabeta Katijaj ishte një forcë e vërtetë e komunitetit të biznesit shqiptar në diasporë, ndërsa Eorda Sinollari një profesioniste e re, e cila kontribuonte me dije dhe frymë të re përmes Programit “Brain Gain” të GIZ-it.

Arlind Qori: Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha

Ministrja bën të ditur se, në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin e Elisabeta Katijajt, Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë, që pritej të mbahej në Parma, do të shtyhet për një kohë tjetër.

Ajo shprehet se ishte planifikuar të ishte së bashku me Elisabetën në këtë aktivitet, por largimi i saj i beftë e bëri të pamundur realizimin e këtij takimi.

Në këtë moment të vështirë, Spiropali u shpreh pranë fëmijëve të mitur, familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën dhe i çmuan dy të ndjerat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta.

“I lehtë iu qoftë dheu!”, përfundon mesazhi i saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi i dates 14 dhjetor 2025 693e56922ca7d
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi i datës 14 dhjetor 2025

pensionohet john cena mbyll karrieren pas 23 vitesh 693e6993e9197
Lajmi i radhës

Pensionohet John Cena, mbyll karrierën pas 23 vitesh

Të fundit nga

ShkoLartë