spiropali pritet nga presidenti grek zgjerimi investim strategjik per te ardhmen e europes 69414477a8470

Spiropali pritet nga Presidenti grek: Zgjerimi, investim strategjik për të ardhmen e Europës

December 16, 2025
1 minut lexim

Në nisje të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tassoulas.

Gjatë takimit Spiropali theksoi se “Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane”.

“Ne e shohim zgjerimin si një investim strategjik në stabilitet, mundësi dhe konsolidim demokratik, veçanërisht ndërsa Greqia përgatitet për Presidencën e Këshillit të BE-së në vitin 2027”, tha Spiropali.

Ministrja shtoi gjithashtu se “marrëdhëniet shqiptaro-greke, të ndërtuara mbi lidhje të forta njerëzore, duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymë të mirë, të lidhura nga interesat tona të përbashkëta strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO dhe perspektiva e përbashkët evropiane”.

Presidenti Tassoulas përgëzoi Ministren për investimin në reformat serioze që kanë shtyrë përpara progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë, duke e afruar vendin me objektivin strategjik për integrim në BE.

Ministrja Spiropali vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe rolin e Greqisë si partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

REVIZIONI
Lajmi i mëparshëm

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi në punën financiare të Lotarisë Shtetërore për vitin 2024

nje tjeter largim nga tirana 694144d555b43
Lajmi i radhës

Një tjetër largim nga Tirana

Të fundit nga

Grupi Wagner endet nëpër Ballkan

Grupi mercenar Wagner, një forcë paraushtarake e kontrolluar nga shteti rus, i është kthyer vëmendjes publike botërore. Ka vite që kjo çështje ka qarkulluar nëpër analiza mediatike dhe raporte shtetesh, ku shpeshherë
ShkoLartë