spiropali pret ne tirane homologen austriake viena ofron mbeshtetje parimore per integrimin europian te shqiperise 6925b1150d869

Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Viena ofron mbështetje parimore për integrimin europian të Shqipërisë

November 25, 2025
1 minut lexim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë.

Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.

Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shilegov ne rastin e kocanit ka shume te pafajshem prokuroria eshte joserioze 6925af112d67c
Lajmi i mëparshëm

Shilegov: Në rastin e Koçanit ka shumë të pafajshëm, Prokuroria është joserioze

guardiola sfida me leverkusenin kyce per te siguruar fazen tjeter 6925b17613de1
Lajmi i radhës

Guardiola: Sfida me Leverkusenin, kyçe për të siguruar fazën tjetër

Të fundit nga

Partia e Nenad Rashiq siguron një ulëse në Kuvend

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë gjatë Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare. Në një komunikatë për media, partia bëri të ditur
ShkoLartë