spiropali ne okb diella hap strategjik per te forcuar transparencen ne qeverisje 68d6b33521fd7

​Spiropali në OKB: Diella, hap strategjik për të forcuar transparencën në qeverisje

September 26, 2025
1 minut lexim

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, Spiropali deklaroi se, “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale”.

Spiropali theksoi se, “inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave.

Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet nga të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Spiropali nuk la pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë, si një vend që është tejet i përkushtuar për të zhvilluar politika dhe institucione me vizion për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme potencialin e Inteligjencës Articiale.

“Vetëm javën e kaluar, Kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën”, një ministre të integruar me Inteligjencë Artificiale, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që përfshin një sistem inteligjence artificiale në nivel qeverisjeje të kabinetit qeveritar. Ajo është një hap strategjik për të forcuar transparencën, për të përshpejtuar efikasitetin dhe për të integruar Inteligjencën Artificiale në politikat kombëtare, duke u udhëhequr nga parimet e etikës, inovacionit, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh ajo, raporton Atsh.

Sipas saj, ky është një hap konkret që reflekton bindjen se Inteligjenca Artificiale duhet të integrohet në qeverisje në një mënyrë që i shërben qytetarëve, përmirëson shërbimet publike dhe kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien afatgjatë.

Në fund, Spiropali nënvizoi edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar ngushtë me shtetet anëtare, Kombet e Bashkuara dhe aktorët relevantë për të siguruar që përpjekjet tona të përbashkëta të nxisin besim, gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 0453
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Buteli do të ketë poliklinikë ultramoderne, po nis një epokë e re për shëndetësinë lokale (FOTO)

tifozet e borussia dortmundit bojkotojne ndeshjen 68d6b393c9714
Lajmi i radhës

Tifozët e Borussia Dortmundit bojkotojnë ndeshjen

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë