spiropali ne bruksel takohet me kallas shqiperia partner i besueshem e proaktiv i be se 68ffc9f8a2472

Spiropali në Bruksel, takohet me Kallas: Shqipëria partner i besueshëm e proaktiv i BE-së!

October 27, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me Kaja Kallas.

Ministrja në postimin e ndarë në rrjete sociale falenderon Kryediplomaten europiane për mbështetjen që Unioni i jep Shqipërisë, si mbështetje financiare por edhe në siguri e mbrojtje.

Postimi:

BRUKSEL – Me shumë kënaqësi u takova sot me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.

E falenderova Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen.

Theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori i higjienes komunale te shkupit sabahedin rustemi perfundoi ne pranga 68ffc892257b8
Lajmi i mëparshëm

Drejtori i Higjienës Komunale të Shkupit, Sabahedin Rustemi përfundoi në pranga

edhe bayerni po e monitoron fisnik asllanin 68ffca5486bed
Lajmi i radhës

Edhe Bayerni po e monitoron Fisnik Asllanin

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë