spiropali me shba do fuqizojme me tej partneritetin strategjik 69540dd450f60

Spiropali: Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik

December 30, 2025
1 minut lexim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se Shqipëria do të vijojë forcimin e partneritetit strategjik dhe historik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për rrugën europiane të vendit. 

Gjatë pritjes së fundvitit me gazetarët dhe stafin e ministrisë, Spiropali bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 pritet të mbahet Samiti i Diasporës, i cili do të sjellë më shumë risi dhe iniciativa të reja. 

“Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik dhe historik.
Në 6 muajt e parë të vitit presim samitin e Diasporës që do ketë më shumë risi. Na gjen shpresë plotë në një nivel të paprecedentë ambicieje. Buxheti dhe politika do mbështesin më shumë mirëqenie për qytetarët. Rritje e përshpejtuar ekonomie.

Buxheti dhe programi ynë do mbështesë ofensivën tonë diplomatike për të afruar Shqipërinë me Europën. 2026 nuk është momenti për të pushuar por të ecim dhe më shpejt drejt finishit.” – u shpreh Spiropali. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne menyre te jashteligjshme gjyqesori gjate vitit 2024 ka marre me pak para nga buxheti 6954014fcf935
Lajmi i mëparshëm

Në mënyrë të jashtëligjshme, gjyqësori gjatë vitit 2024, ka marrë më pak para nga buxheti

yamal e vinicius me te shenjestruarit ne rrjetet sociale ne spanje 69540e333c4e4
Lajmi i radhës

Yamal e Vinicius, më të shënjestruarit në rrjetet sociale në Spanjë

Të fundit nga

ShkoLartë