spektakel ne kufirin kosove shqiperi nje person u drejton armen efektiveve dhe si bindet urdhrit te ndalimit arratiset drejt vendit tone 68a6cdd399887

‘Spektakël’ në kufirin Kosovë-Shqipëri, një person u drejton armën efektivëve dhe s’i bindet urdhrit të ndalimit, arratiset drejt vendit tonë

August 21, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.

Në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.
Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk ja nuk dha transparence lladrovci kritikon ashper lidershipin 68a6cd243cfc5
Lajmi i mëparshëm

“PDK-ja nuk dha transparencë” – Lladrovci kritikon ashpër lidershipin

aksionet amerikane mbyllen kryesisht me humbje ndersa teknologjia vazhdon te bjere 68a6ce33e3069
Lajmi i radhës

Aksionet amerikane mbyllen kryesisht me humbje, ndërsa teknologjia vazhdon të bjerë

Të fundit nga

ShkoLartë