speca djeges luleshtrydhe kivi e kerpudha dogana e maqedonise sekuestron 125 ton fruta dhe perime 69d60e0dced8f

“Speca djegës, luleshtrydhe, kivi e kërpudha”, Dogana e Maqedonisë sekuestron 12,5 ton fruta dhe perime

April 8, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 13

Në pikën kufitare Bogorodicë, doganierët e Maqedonisë sekuestruan 12,5 ton fruta dhe perime të padeklaruara, me vlerë 1,4 milionë denarë, përfshirë avokado, speca djegës, brokoli, luleshtrydhe, kivi dhe kërpudha, përcjell TV21. Kundër personit që tentoi kontrabandën është ngritur kallëzim penal për “kontrabandë”.

“Doganarët në pikën kufitare Bogorodicë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të 12,5 tonëve fruta dhe perime, me vlerë të përgjithshme prej 1,4 milionë denarësh. Gjatë kontrollit të mallrave në procedurë tranziti, janë zbuluar 750 kg mall të padeklaruar, përfshirë mbi 3 ton avokado, 2,5 ton speca djegës, 600 kg brokoli, 2,3 ton luleshtrydhe, 3,3 ton kivi dhe 40 kg kërpudha, të cilat nuk ishin deklaruar në dokumentacionin doganor. Mallrat e padeklaruara, që i dyshuari kishte tentuar t’i kontrabandojë, janë konfiskuar, ndërsa ndaj tij, nga Departamenti i Hetimeve, është ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë””, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reagon rron gjinovci presidentja vjosa osmani smund ti heqe masat e bashkimi evropian 69d5e7fb3be20
Lajmi i mëparshëm

Reagon Rron Gjinovci: Presidentja Vjosa Osmani s’mund t’i heqë masat e Bashkimi Evropian

starmer niset drejt gjirit persik per ta diskutuar hapjen e ngushtices se hormuzit 69d61f3ee678b
Lajmi i radhës

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Të fundit nga

Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?

Gjasat ekzistojnë, por ato janë të kufizuara. Kështu i komentojnë mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës përfaqësuesit e shoqërisë civile – Mexhide Demolli
ShkoLartë