speca dhe 14 tone rrush te kthyer nga jashte per pesticide perfundojne ne tregun maqedonas 6aba218d24a84

Speca dhe 14 tonë rrush të kthyer nga jashtë për pesticide përfundojnë në tregun maqedonas

September 28, 2026
1 minut lexim
speca

Speca dhe 14 tonë rrush të kthyer nga jashtë për pesticide përfundojnë në tregun maqedonas

Katër dërgesa me produkte bujqësore të kthyera nga Bullgaria dhe Mali i Zi, pasi në kontrollet atje ishin konstatuar pesticide mbi kufijtë e lejuar, kanë përfunduar në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), bëhet fjalë për tri dërgesa me speca dhe një me rrush të kuq, të kthyera gjatë tre muajve të fundit.

Pas kthimit në vend, mostrat janë analizuar në laboratorë vendorë dhe nuk janë konstatuar mbetje pesticidesh, ndaj AUV-ja i ka liruar për qarkullim ose për përpunim të mëtejshëm.

Në mesin e tyre ishte edhe një dërgesë prej 14 tonësh rrush të zi nga Mali i Zi, e cila gjithashtu rezultoi negative në analizat e kryera në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, një dërgesë me speca të varietetit „Kurtovska kapija“, e kthyer nga Kroacia, është asgjësuar.

Problemet me eksportet maqedonase nuk përfundojnë këtu. Në të njëjtën periudhë, AUV-ja ka pranuar edhe katër njoftime nga Kroacia për rreth 50 tonë fruta dhe perime nga Maqedonia e Veriut, kryesisht kumbulla dhe speca. Një pjesë e tyre është asgjësuar në Kroaci, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar në kufi dhe nuk është lejuar të hyjë në treg.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole scherzinger peson djegie pak para koncertit por nuk anulon performancen 6aba1da1a3d23
Lajmi i mëparshëm

Nicole Scherzinger pëson djegie pak para koncertit, por nuk anulon performancën

Të fundit nga

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, përgjatë relieveve malore në lindje dhe
ShkoLartë