spb tetove tre persona kane humbur jeten ne aksidentin ne autostraden tetove shkup 688b9b5c30c1b

SPB – Tetovë: Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup

July 31, 2025
1 minut lexim

Tre persona kanë humbur jetës si pasojë e aksidentit mes një veture Opel dhe një autobusi në autostradën Tetovë-Shkup, konfirmojnë nga SPB – Tetovë. Sipas informacioneve të para të Policisë, në aksident është lënduar edhe një person i mitur, që është shtruar në Spitalin e Tetovës për ndihmë mjekësore.

“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona, një burrë dhe një grua, kurse një grua tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit po i ofrohet ndihmë mjekësore. Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB-Tetovë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesohet identiteti i viktimave nga aksidenti ne tetove shkup 688b9b5916b41
Lajmi i mëparshëm

Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti në Tetovë-Shkup

rrezikonin te mbyteshin policia shpeton 5 persona ne afersi te gjirit te durresit 688ba9dfee3aa
Lajmi i radhës

Rrezikonin të mbyteshin, policia shpëton 5 persona në afërsi të Gjirit të Durrësit

Të fundit nga

ShkoLartë