DHUNE 2

SPB Shkup zbardh rastin e dhunës ndaj vajzës 11 vjeçe në Çair (VIDEO)

September 2, 2025
1 minut lexim

SPB Shkup ka zbardhur rastin e rëndë të dhunës ndaj një vajze të mitur në Çair, i cili ka tronditur opinionin publik pasi pamjet e sulmit u publikuan në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit zyrtar, më 20 qershor 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Pavle Iliq” në Shkup, tre vajza kanë sulmuar fizikisht një 11-vjeçare, ndërsa një tjetër e ka incizuar me telefon. Videoja është shpërndarë më pas në rrjetet sociale dhe në një portal.

Rasti është denoncuar më 1 shtator 2025 nga babai i vajzës së sulmuar, i cili ka thënë se për incidentin kishte mësuar vetëm nga interneti, pasi e bija nuk kishte guxuar t’i tregonte nga frika e një sulmi të ri.

Të miturat e përfshira dhe prindërit e tyre janë ftuar në polici, ndërsa pas dokumentimit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime për veprat penale “dhunë” dhe “incizim i paautorizuar”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fotot e rende modelja lind foshnjen dhe e fsheh ne dollap e futi ne qese te zeze 68b6be066ec28
Lajmi i mëparshëm

FOTOT/ E rëndë! Modelja lind foshnjën dhe e fsheh në dollap, e futi në qese të zezë…

homazhe ne nderim te regjisorit te madh lamtumire dhimiter anagnosti 68b6c11775cc3
Lajmi i radhës

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë