spanje u hodhen nga varka ne det zhduken 12 emigrante ne ishujt balearik 68aa36145e4d0

Spanjë/ U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Balearik

August 23, 2025
1 minut lexim

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit rezultojnë të zhdukur pasi u hodhën në det nga një varkë që po udhëtonte drejt Ishujve Balearik. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, katërmbëdhjetë persona u shpëtuan nga varka që ndodhej 58 kilometra në jugperëndim të ishullit të Cabrerës.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 12 emigrantë u hodhën në ujë dhe nuk u gjet asnjë gjurmë.

Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar personat që rezultojnë të zhdukur. Që nga fillimi i vitit, mbërritjet e emigrantëve nga Afrika e Veriut në Ishujt Balearik janë rritur, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme Spanjolle.

Deri më 15 gusht, 4,323 persona kishin mbërritur në arkipelag, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar mbërritjet ishin 2,443, një rritje prej 77%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple thirrje perdoruesve perditesoni urgjentisht iphone per tu mbrojtur nga sulmet 68aa35d0ef368
Lajmi i mëparshëm

Apple thirrje përdoruesve: Përditësoni urgjentisht iPhone për t’u mbrojtur nga sulmet

trazira ne indi pas vrasjes se qindra grave ne vendin e shenjte te pelegrinazhit 68aa37c5a1e7e
Lajmi i radhës

Trazira në Indi pas vrasjes së qindra grave në vendin e shenjtë të pelegrinazhit

Të fundit nga

ShkoLartë