spanje autoritetet gjobisin me 70 000 euro kompanine franceze te kozmetikes pasi shkeli te drejten e privatesise ne whatsapp 68dd685431882

Spanjë/ Autoritetet gjobisin me 70.000 euro kompaninë franceze të kozmetikës pasi shkeli të drejtën e privatësisë në Whatsapp

October 1, 2025
1 minut lexim

Autoriteti Spanjoll për Mbrojtjen e të Dhënave (AEPD) gjobiti me 70.000 euro kompaninë franceze të kozmetikës LVMH Iberia.

Ky vendim erdhi pas një rasti ku një punonjëse që u shtua në një grup pune në WhatsApp duke përdorur numrin e saj personal të telefonit, pa pëlqimin e saj. Ajo u detyrua të përdorte telefonin personal, në pritje të një telefoni të punës që nuk iu dorëzua kurrë.

Sipas deklarimeve të saj, punonjës të tjerë të punësuar më vonë morën pajisje që asaj iu mohuan.

Kur punonjësja nisi pushimet, ajo njoftoi me email dhe verbalish se do të largohej përkohësisht nga grupet e WhatsApp-it.

Në mesazh sqaroi se nuk do ta përdorte më telefonin personal për çështje pune, përveç rasteve të veçanta si kontaktet me klientë ekzistues apo nevoja të dyqanit.

Por pak ditë më vonë, njerëz të kësaj kompanie ja shtuan numrin në grupet e Whatsapp pa pëlqimin e vazjës. Më pas, ajo paraqiti ankesë zyrtare pranë AEPD-së.

LVMH Iberia argumentoi se kishte respektuar privatësinë e punonjëses dhe se nuk kishte pasur ndonjë kërkesë për heqje përfundimtare nga grupet e WhatsApp-it.

Sipas kompanisë, punonjësja nuk kishte kërkuar largim të përhershëm dhe qëndrimi i kompanisë ishte “mbrojtës”.

AEPD vendosi se kompania kishte shkelur Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, pasi kishte përdorur të dhëna personale pa pëlqim paraprak. Gjithashtu, u shkel edhe e drejta për shkëputje digjitale, pasi punonjësja u përfshi në grup gjatë kohës së pushimeve.

Rasti u mbështet edhe në një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë të Spanjës në vitin 2015, i cili anulonte një klauzolë kontraktuale që detyronte punonjësit të jepnin të dhëna personale si numër telefoni apo email për komunikime me kompaninë lidhur me marrëdhënien e punës.

LVMH Iberia pranoi përgjegjësinë për ngjarjen dhe pagoi 42.000 euro pas dy uljesh të shumës fillestare të gjobës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do udhetoni drejt vendeve te be ambasada jep njoftimin e rendesishem nga 12 tetori nis sistemi i ri 68dd67e3d76ab
Lajmi i mëparshëm

Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 12 tetori nis sistemi i ri…

ikmt aksion per shkaterrimin e ndertimeve pa leje ne parkun kombetar te valbones 68dd6d174e974
Lajmi i radhës

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

Të fundit nga

ShkoLartë