spanje 22 vjecarja pushohet nga puna se shkonte cdo dite 40 minuta perpara orarit 69397f034e183

Spanjë/ 22-vjeçarja pushohet nga puna se shkonte çdo ditë 40 minuta përpara orarit

December 10, 2025
1 minut lexim

Një 22-vjeçare në Spanjë është pushuar nga puna për shkak se paraqitej çdo ditë rreth 40 minuta para nisjes zyrtare të turnit, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga kompania që kjo praktikë të ndalej.



Sipas dokumenteve gjyqësore, kontrata e saj përcaktonte fillimin e punës në orën 07:30, ndërsa punonjësja mbërrinte vazhdimisht midis 06:45–07:00, shkruan The Sun.

Ajo ishte paralajmëruar disa herë, si me gojë ashtu edhe me shkrim, të respektonte orarin, por e vijoi sjelljen për 19 ditë të tjera radhazi.

Punëdhënësi argumentoi se ardhjet e saj të parakohshme nuk konsideroheshin punë reale, pasi në atë orar nuk kishte detyra operative dhe ajo madje regjistrohej në aplikacionin e kompanisë para se të ishte fizikisht në zyrë. Kompania e cilësoi këtë si shkelje të besnikërisë dhe mosbindje ndaj rregullave të brendshme.

22-vjeçarja e kundërshtoi pushimin dhe çështja shkoi në Gjykatën Sociale të Alicante-s, e cila vendosi në favor të punëdhënësit. Sipas gjykatës, problemi nuk ishte “tepër-përpikmëria”, por refuzimi i vazhdueshëm për t’iu bindur rregullave, çka përbën shkelje të rëndë sipas Nenit 54 të Statutit të Punëtorëve në Spanjë.

Vendimi ka ngjallur diskutime, pasi rasti është i rrallë: zakonisht punonjësit penalizohen për vonesë, jo për ardhje para kohe, por gjykata konkludoi se rregullat e kompanisë janë detyrim ligjor që punonjësi duhet t’i zbatojë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbardhen prapaskenat e takimit 90 minutesh te tensionuar meloni zelensky kryeministrja duhet te japesh disa koncesione te dhimbshme 69397ac7d2205
Lajmi i mëparshëm

Zbardhen prapaskenat e takimit 90 minutësh të tensionuar Meloni- Zelensky, kryeministrja: Duhet të japësh disa koncesione të dhimbshme

u kapen duke luajtur bixhoz ne isniq 10 persona perballen me akuza 69397ff01381a
Lajmi i radhës

U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen me akuza

Të fundit nga

ShkoLartë