spaknen hetim 14 zyrtare e ish zyrtare te larte mes tyre tre deputete dhe nje 68a894f29dbb0

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

August 22, 2025
1 minut lexim

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Mes tyre SPAK bën me dije se tre janë deputetë, një është ish-deputet dhe një ish-ministër.



Këto të dhëna janë bërë publike në “regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve” për muajin korrik të publikuar së fundmi.

Pyetja që i ishte drejtuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ishte se cili është numri i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë që aktualisht janë duke u hetuar. Dhe përgjigja është kjo:

”Në total janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër”.

Në vazhdim të kësaj, është dhe një tjetër pyetje që i drejtohet SPAK-ut:

“Pak muaj më parë keni konfirmuar zyrtarisht se keni një ministër nën hetim? Cili është ministri dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i masë sigurimi ndaj tij/saj?”

Dhe përgjigja është e shkurtër:”Një ish-ministër është nën hetim.”

SPAK nuk ka zbuluar emra.

Ndërkohë një tjetër pyetje që i është drejtuar SPAK-ut është kjo: “Nga lista e deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, a ka persona nën hetim?

Kësaj pyetjeje SPAK i përgjigjet me këto fjalë:

“Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”./tvklan.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rregullat per hyrje ne be shtyhen deri ne prill 2026 do te kerkohen gjurme gishti 68a89355a33fd
Lajmi i mëparshëm

Rregullat për hyrje në BE shtyhen deri në prill 2026, do të kërkohen gjurmë gishti

mungesa e trotuareve sfide per prinderit uran ismaili premton 450 km trotuare te reja 68a8970e95de8
Lajmi i radhës

Mungesa e trotuareve sfidë për prindërit – Uran Ismaili premton 450 km trotuare të reja

Të fundit nga

ShkoLartë