spak urdherarrest per ergys agasin arrest ne shtepi per drejtuesen e akshi t 69412e9465fec

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

December 16, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gjithashtu është firmosur një masë sigurie “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me kërkesë të SPAK.



Arrestime ka edhe mes radhëve të AKSHI-t, ndërsa hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë. Prokuror i çështjes është Bledar Maksuti.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

SPAK ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për operacionin dhe as konfirmim zyrtar, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fejohet pas nje romance te gjate donald trump jr publikohen momente nga ceremonia ne shtepine e bardhe 69412ba3ae5ee
Lajmi i mëparshëm

Fejohet pas një romance të gjatë Donald Trump Jr., publikohen momente nga ceremonia në Shtëpinë e Bardhë

bbc zbulon lidhje te reja te epstein me mbreterine e bashkuar 69412fc27810b
Lajmi i radhës

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

Të fundit nga

ShkoLartë