spak sekuestron pasuri milioneshe te pronarit te monopol ne shqiperi 68e79e742fd05

SPAK sekuestron pasuri milionëshe të pronarit të “Monopol” në Shqipëri

October 9, 2025
min lexim

Autoritetet në Shqipëri kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro të lidhura me Aurel Hoxhën, i njohur edhe si “Aurelinjo Kalaveri”, i cili ndodhet në kërkim për porositjen e një vrasjeje në vitin 2020.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), masa e sekuestros është vendosur me vendim të Gjykatës së Posaçme më 3 tetor 2025, në kuadër të një hetimi për pastrim parash dhe aktivitet kriminal.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”; “A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri; Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;

Apartamentet dhe njësitë:

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI
Lajmi i mëparshëm

Osmani: Ju garantoj se në mars ose në prill do të ketë zgjedhje parlamentare

neuer kthehet ne kombetare vetem nese julian nagelsmann e kontakton 68e79eda6a173
Lajmi i radhës

Neuer kthehet në Kombëtare vetëm nëse Julian Nagelsmann e kontakton!

Të fundit nga

ShkoLartë