spak po heton nje deputet te opozites gazetari ka kallezim me emer konkret 68ffe6187565e

“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari: Ka kallëzim me emër konkret

October 27, 2025
1 minut lexim

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati foli në lidhje me raportimin e kreut të SPAK në parlament ndërsa tha se ka informacion se një deputet aktual i Partisë Demokratike është në fazën e hetimeve paraprake, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal.

“Ka një kallëzim penal konkret në SPAK për një deputet të Partisë Demokratike, i cili është në fazën e hetimeve paraprake. Ai madje i ka drejtuar pyetje zotit Dumani sot në parlament, por unë nuk do të përmend emra. Nuk bëhet fjalë për Flamur Nokën. Bëhet fjalë për një kallëzim konkret për një deputet të opozitës”, tha Ferhati.

Gazetari shtoi se, përveç këtij rasti, në SPAK janë regjistruar edhe disa çështje të tjera që po hetohen pa emra konkretë personash, por mbi bazën e veprave penale.

“Këto çështje mund të përfshijnë në të ardhmen deputetë, si nga ata që kanë qenë më herët, ashtu edhe nga ata të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit,” theksoi Ferhati.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ekzistojnë edhe dosje të tjera në SPAK për të cilat kreu i institucionit, Altin Dumani, nuk është pyetur gjatë raportimit të tij në Parlament.

“Ndoshta pjesa e opozitës nuk ka pasur interes të pyesë për këto çështje,” shtoi Ferhati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

levica e struges ka hapur front publik me cdo qytetar te struges qe mbeshtet mendi qyren 68ffe4b5ddc93
Lajmi i mëparshëm

Levica e Strugës ka hapur front publik me çdo qytetar të Strugës që mbështet Mendi Qyrën!

uldedaj ky titull eshte per te gjithe ata qe besuan 68ffe67a3f53b
Lajmi i radhës

Uldedaj: Ky titull është për të gjithë ata që besuan

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë