spak nuk i jep leje veliajt te marre pjese ne mbledhjen e keshillit bashkiak 6942d49068656

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

December 17, 2025
min lexim

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2026 për kryeqytetin.



Të mërkurën në mëngjes, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Por përgjigja e SPAK ishte negative:

Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73, pika 1 dhe 2, ka përcaktuar se “i burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuara me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesë, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit”.

Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101–105, konstatohet një rregullim i posaçëm për rastet e lejeve të veçanta, të cilat janë shteruese, duke iu referuar përsëri sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuara me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesë, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16–18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje të veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës.

Për këto arsye, bazuar në nenin 73, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020, si dhe VKM nr. 209, datë 06.04.2022,

VENDOSËM:

Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me kërkesën për leje të veçantë, sa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16–18.12.2025, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulm me bombe ne zaporizhia te pakten 26 te plagosur 6942d16622d2a
Lajmi i mëparshëm

Sulm me bombë në Zaporizhia, të paktën 26 të plagosur

pdk hap fushaten ne prizren uran ismaili ben ftese per bashkim 6942d68eb411c
Lajmi i radhës

PDK hap fushatën në Prizren, Uran Ismaili bën ftesë për bashkim

Të fundit nga

Shqetësim te Reali

Vinicius Junior aktualisht nuk duket se e ka në zotërim të plotë forcën e tij. Ai thuhet se e ka informuar ekipin se aktualisht nuk ndihet në formë të mirë fizike. “Nuk
ShkoLartë