spak nuk eshte perfshire ne dumani kodi penal ka nevoje per ndryshime 688b3fb4d4caf

“SPAK nuk është përfshirë në…”/Dumani: Kodi Penal ka nevojë për ndryshime

July 31, 2025
1 minut lexim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka folur ditën e sotme për çështjen e Kodit të ri Penal.



Gjatë një komunikimi me gazetarët, Dumani tha se SPAK do ta japë qëndrimin e saj në momentin që të njihet zyrtarisht me draftin.

Mes debatit për Kod të ri Penal apo ndryshime në këtë aktualin, kreu i Prokurorisë së Posaçme tha se është i mendimit për këtë të dytën.

“Normalisht që priten debate dhe diskutime përsa i përket Kodit Penal. Debati i parë që duhet të ishte bërë nëse nevojë për një Kod të ri Penal, apo duheshin bërë ndryshime në kodin aktual.

Unë mendoj që duhen bërë ndryshime në Kodin Penal, pasi për shitje narkotikësh, duhet të ndryshohet vepra pasi nuk mund të ketë të njëjtin marzh dënimi si kanabisi, droga sintetike dhe kokaina. Mendoj që marzhin em të lartë duhet ta kenë dorgrat sintetike, që janë me të rrezikshme për jetën e njeriut.

Në ende s’e kemi marrë zyrtarisht, kur ta kemi, do e analizojmë dhe do japim qëndrimin tonë në lidhje, ne nuk jemi përfshirë në grup pune”, tha Dumani.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

saliu gjithnje derisa nuk jam i denuar nuk jam fajtor nuk ndjej kurfare faji 688b3e102a5c6
Lajmi i mëparshëm

Saliu: Gjithnjë derisa nuk jam i dënuar, nuk jam fajtor, nuk ndjej kurfarë faji

njohja e palestines izraeli kritikon kanadane shperblim per hamasin 688b40dfcc9d5
Lajmi i radhës

Njohja e Palestinës/ Izraeli kritikon Kanadanë: Shpërblim për Hamasin

Të fundit nga

ShkoLartë