spak merr ne pyetje me shume se 3 ore ish deputetin socialist alqi bllako 68a0516b7f60d

SPAK merr në pyetje më shumë se 3 orë ish-deputetin socialist, Alqi Bllako

August 16, 2025
1 minut lexim

Lidhur me hetimet që po kryhen për aferën e ‘Eco Parkut’ në Durrës, SPAK ka marrë dhjetë ditë më parë dëshminë e ish deputetit socialist, Alqi Bllako.

Ish deputeti është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, ai është marrë në pyetje për më shumë se tre orë.

Në vitin 2019 qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto Romanos dhe të ndërtojë ‘Eko Parkun’.

Në tetor të po atij viti, AKUM e shpalli tenderin dhe e anuloi më vonë. Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.

Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanisë ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’.

Bllako ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ndërkohë që është pyetur disa herë për këtë çështje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN LOGO GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Fronti Europian i BDI-së po shpërbëhet

ruben amorim do te shkarkohet nga man utd arsenal deshton te fitoje titullin dhe lojtari i man city shpallet transferimi me i mire 68a051e2eba70
Lajmi i radhës

Ruben Amorim do të shkarkohet nga Man Utd, Arsenal dështon të fitojë titullin dhe lojtari i Man City shpallet transferimi më i mirë

Të fundit nga

ShkoLartë