spak mbyll hetimet dhe dergon ne gjyq belinda ballukun ish prokurori beci prokuroria e posacme testoi kushtetuten 6afb9b814d03a

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Belinda Ballukun, ish-prokurori Beci: Prokuroria e Posaçme testoi Kushtetutën

November 17, 2026
1 minut lexim

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e njëherësh edhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në studion e “Top Story”, ish-prokurori Eugen Beci u shpreh se SPAK i ka pasur “duart e lidhura” përballë politikës, ose Kuvendit, për t’i dërguar një kërkesë të dytë që kërkonte heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas tij, standardi i dyfishtë nuk duhet kërkuar te SPAK, por te politika.

“Duhet të kërkojmë dy standarde te politika, jo te Prokuroria e Posaçme, duke iu referuar vetëm fakteve që janë kokëforta. E kam thënë edhe më parë që kërkesa për një masë tjetër është e pamundur të ndodhë ligjërisht. SPAK i kishte duart e lidhura ligjërisht për kërkesën e dytë.

SPAK testoi Kushtetutën, marrëdhëniet juridiko-politike që politika i krijon, ndaj them që standardi i dyfishtë duhet kërkuar te politika dhe jo te SPAK. Ishte politika që i vuri një barrierë”, tha ai, duke sqaruar se, në terma të thjeshtë, Kuvendi i tha SPAK-ut se duhet të kërkosh heqjen e imunitetit për herë të dytë nëse gjen një shkelje të re dhe jo për ato që iu përgjigj një herë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia ndalon nje veture ne mes te nates ne gjilan tre te rinj kapen me marihuane mes tyre nje 18 vjecare 6afb9b5cdf622
Lajmi i mëparshëm

Policia ndalon një veturë në mes të natës në Gjilan – tre të rinj kapen me marihuanë, mes tyre një 18-vjeçare

netanyahu paralajmeron evropen raketat e iranit nuk ndalen ne izrael jeni edhe ju shenjester jo spektatore 6afb9b84e3695
Lajmi i radhës

Netanyahu paralajmëron Evropën: Raketat e Iranit nuk ndalen në Izrael! Jeni edhe ju shënjestër, jo spektatorë

Të fundit nga

ShkoLartë