Gazetari Dritan Hila i ftuar në emisioni “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet në SPAK për kreun e ri. Hila theksoi se kohët e fundit ka patur deformim të sistemit pasi SPAK po përgjon KLP-në gjë që duhet ta bënte KLP-ja ndaj SPAK.
Ai shtoi se kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim në Amerikë për të vijuar vazhdimin e mandatit të tij.
Gazetari theksoi se SPAK është një krijesë amerikane dhe çdo goditje e SPAK janë më orientim amerikan.
“Unë mendoj që në këtë moment në DASH po drejtojnë aparacikët dhe këta janë më të frikshëm sepse nuk kanë nuhatje politike dhe nuk e njohin terrenin. Janë ata që kanë bërë gropa në politiken e jashtme në disa vende të botës dhe deri në një moment që Rubio mund të fusë në kontroll politiken e jashtme. Mbetët pak e frikshme sepse nëse godet superstrukturën e një shteti është e vështirë të krijosh një klasë tjetër politike dhe ta implementosh”, tha ai.
Burimi: botasot.info


