spak konfirmon thirrjen e berishes per ta pyetur per 21 janarin fletethirrja iu dorezua gjate zbatimit te mases detyrim paraqitje 691b0a041ec6f

SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’

November 17, 2025
1 minut lexim

SPAK konfirmon thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e ’21 Janarin’ , ku humbën jetën katër protestues.

Në një njoftim publik, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrje teksa zbatoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, thotë SPAK.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon greva njeoreshe e punetoreve te rtk se 691b09601f907
Lajmi i mëparshëm

Përfundon greva njëorëshe e punëtorëve të RTK-së

kryetari ne largim i new yorkut viziton izraelin u thote banoreve se eshte vellai i tyre 691b0a73972f1
Lajmi i radhës

Kryetari në largim i New Yorkut viziton Izraelin, u thotë banorëve se është vëllai i tyre

Të fundit nga

ShkoLartë