spak dergon per gjykim tre shtetas ukrainas pjese e grupit kriminal te trafikimit te personave 69b1c15d4b5e8

​SPAK dërgon për gjykim tre shtetas ukrainas, pjesë e grupit kriminal të trafikimit të personave

March 11, 2026
min lexim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të tre shtetasve ukrainas që operonin në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në njoftimin e SPAK thuhet se bëhet fjalët për shtetasit Nazar Khamuilo, Mark Petrenko dhe Karol Oskiera, aktualisht nën masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Sipas njoftimit të SPAK, më 11 nëntor 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u paraqit një ankesë elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sipas së cilës shtetasi ukrainas, Z. M dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Pas verifikimeve, policia lokalizoi fillimisht një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme. Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Evropës Lindore.

SPAK njofton se “është provuar se ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri është pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik”.

“Në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimi zbuloi modus operandi-n të organizatorëve dhe të mbikëqyrësve të cilët nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve i privonin nga mundësia për t’u larguar nga puna dhe nga Shqipëria. Atyre i tregoheshin vazhdimisht video dhune ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk arrinin rezultate në punë. Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit”, thuhet në njoftimin e SPAK, ndërsa në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar.

“Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dyshohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj. Shtetasi Z.M si dhe persona të tjerë ishin rekrutuar përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Poloni”, vijon njoftimin.

Sipas SPAK, pas një interviste dhe testit të poligrafit, të kryer në Varshavë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kriza e lindjes se mesme mitsotakis paralajmeron kufizohen marzhet e fitimit te karburanteve dhe supermarketeve 69b1bfb94f675
Lajmi i mëparshëm

Kriza e Lindjes së Mesme/ Mitsotakis paralajmëron: Kufizohen marzhet e fitimit të karburanteve dhe supermarketeve

prokuroria jep detaje per arrestimin e gjestit dyshohet per tri vepra penale 69b1c1d539cec
Lajmi i radhës

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit, dyshohet për tri vepra penale

Të fundit nga

Arrestohet Gjesti

Është arrestuar këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kështu kanë bërë të ditur burime të medias. Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me

Do të ulet çmimi i naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency) po shqyrton një lirimin rekord të rezervave strategjike të naftës, një veprim që tashmë ka filluar t’i “ftohë” bursat botërore. Pas paralajmërimeve për aksionin më
ShkoLartë