spak ben namin te kalben ne burg llabani sterilizimi deri ne kosove 685dd9e926504

SPAK bën namin, ‘të kalben’ në burg/ Llabani: ‘Sterilizimi’ deri në Kosovë

June 27, 2025
1 minut lexim

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi detaje të reja lidhur me dosjen Sterilizimi. Sipas Llabanit, kjo ccështje shtrihet përtej kufijve të vendit tonë deri në Kosovë.

Gazetarja shtoi më tej se tenderi që kanë marrë kalon mbi 100 milionë euro dhe pasuritë e personave të përfshirë janë investuar në biznese, janë hedhur në emër të familjarëve të tretë ose nuk gjenden.

“Askush nuk e di që sterilizimi ka qenë vetëm në Tiranë, kishte shkuar deri në Kosovë. Të njëjtët kompani do të shtriheshin edhe në Kosovë. Beqja është përfitues dhe ortak, ka krijuar kushtet dhe ka lejuar që njerëz të afërt të tij të marrin një tender që kalojnë 100 milionë euro duke shfrytëzuar postin e tij.

Lekët janë investuar në emra të tjerë. Këta zyrtarë që sot janë në SPAK pjesa më e madhe e pasurisë është investuar jashtë, ose janë hedhur në emër të familjarëve të tretë ose nuk gjenden. Paratë e Beqjas janë investuar në biznese në Tiranë, nuk janë sekuestruar ende.” 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fansat e habitur justin bieber ndryshon emrin ne rrjetet sociale 685dc728e4d44
Lajmi i mëparshëm

Fansat e habitur, Justin Bieber ndryshon emrin në rrjetet sociale

holanda u 19 mund spanjen ne finale dhe feston titullin e pare historik ne bukuresht 685dda251dc01
Lajmi i radhës

Holanda U-19 mund Spanjën në finale dhe feston titullin e parë historik në Bukuresht

Të fundit nga

ShkoLartë