spahiu pas deklarates se vuciqit rreziku i luftes per kosoven eshte permanent 68e0b3006a350

Spahiu pas deklaratës së Vuçiqit: Rreziku i luftës për Kosovën është permanent

October 4, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka paralajmëruar se Kosova nuk duhet ta neglizhojë rrezikun e një konflikti të armatosur me Serbinë, pasi ky rrezik është permanent përderisa Beogradi nuk e njeh shtetësinë e saj.

Kështu tha Spahiu pas deklaratave të  presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë tha se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përpiqet ta shfrytëzojë këtë kohë “para luftës” për të fituar mbështetjen e vendeve të NATO-s dhe shumicës së shteteve evropiane.

Vuçiq deklaroi se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se sipas tij, “po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

“Derisa ti ke një shtet fqinj që nuk të njeh, rreziku i luftës është permanent, prandaj të gjithë aleatët tanë, të gjithë miqtë e Kosovës janë të angazhuar që të ketë dialog mes Kosovës e Serbisë që të mos ketë luftë sërish. Vetëm ne e neglizhojmë, mendojmë që KFOR-i është aty dhe atij s’ia le pushka – edhe ushtarit të KFOR-it ia le pushka edhe ushtarit të NATO-s ia le pushka edhe rreziku i luftës është permanent”, tha Spahiu në emisionin “Info Nata”.

Ai shtoi se shmangia e luftës nuk nënkupton dorëzim, por gatishmëri për t’u mbrojtur.
“Duhet me punua dhe me veprua në mënyrë të tillë që me shmang luftën. Shmangia nuk nënkupton duke u dorëzuar, por duke treguar që ti je i gatshëm edhe ai që ta mësyn mos me qenë i sigurt që ka me fitu, por që mund të humbë. Kjo nuk është asgjë e re, thjeshtë një retorikë e vjetërsuar dhe ne mund të presim që çdo moment mundet me pas një sulm”.

Sipas tij, tani rreziku është edhe më i madh, pasi strukturat paralele serbe janë larguar nga veriu i Kosovës dhe Serbia mund të synojë agresion ushtarak për të ndalur ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat shkojne ne 0 grade sot njihuni me parashikimin e motit 68e0b294f02f4
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat shkojnë në 0 gradë sot, njihuni me parashikimin e motit

u gjet i varur ne bruksel flet per here te pare vellai i viktimes mesazhet qe na ka derguar na bejne te dyshojme se 68e0b3a314a6c
Lajmi i radhës

U gjet i varur në Bruksel, flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë se…

Të fundit nga

ShkoLartë