spahiu lushtaku e lladrovci jane kryetaret e pdk se 69166c20247a2

Spahiu: Lushtaku e Lladrovci janë kryetarët e PDK-së

November 14, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Sami Lushtaku e Ramiz Lladorovci janë  udhëheqësit e PDK-së, përderisa, ish- liderët e kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ndodhen në Hagë.

Spahiu duke komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të partisë, ka thënë se këtu u tregua fuqia e Lushtakut dhe Lladrovcit.

“Kush do që bëhet kryetar i PDK-së, derisa  Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në Hagë,liderët e PDK-së janë Sami Lushtaku e Ramiz Lladrovci”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.

Ai ka thënë se garë e vërtetë për kryetar të PDK-së do të ishte ajo mes dy kryetarëve që udhëheqin komunat në rajonin e Drenicës, ndërsa kandidaturat tjera për të parin e partisë i ka vlerësuar si mbulim të luftës së brendshme politike.

“Kështu që gara më demokratike në PDK kish me qenë në qoftë se do dilnin Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci. Kushdo që del tjetër është me u mbulua në një mënyrë. Bedri Hamza e mbulon në mënyrën më të mirë luftën politike brenda PDK-së”, ka thënë Spahiu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

manaj vetem keshtu shkohet ne boteror 69166c13a19e1
Lajmi i mëparshëm

Manaj: Vetëm kështu shkohet në Botëror

mediat sociale kane vdekur dhe televizioni ka fituar 69166cee3c586
Lajmi i radhës

Mediat sociale kanë ‘vdekur’ dhe televizioni ka fituar

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë