spahiu levizjet e osmanit me shume per ta ngaterruar situaten vendi mund te shkoje ne zgjedhje 68ba232025372

Spahiu: Lëvizjet e Osmanit më shumë për ta ngatërruar situatën, vendi mund të shkojë në zgjedhje

September 5, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me situatën e krijuar për ngërçin në Kuvendin e Kosovës.

Spahiu i pyetur për njoftimin e Presidencës se ekipi ligjor ka nisur analizimin e seancës konstituive ka thënë se lëvizjet e presidentes kanë qenë më shumë për të ngatërruar situatën.

Ai në emisionin “InfoNata”, ka thënë se kjo situatë po i konvenon edhe asaj.

“Lëvizjen e Osmanit kanë qenë me ngatërruar situatën sa më shumë që është e mundshme, mos me bë përpjekje me lëvizë. Në momentin  që u paraqit ngërçi i parë, kur Albulena Haxhiu ka dështuar për dy tri herët e para me u zgjedh kryetar e Kuvendit, Presidentja është dashtë me ju drejtua Gjykatës Kushtetuese me pyetje shteruese në mënyrë që më heq vendin nga ky ngërç. Por ajo tërë kohën ka prit, e ka bë një kërkesë pastaj e ka tërheq. Me gjasë po mendon që sa më shumë që situata të bëhet lugë, gjasat e saj për mu rizgjedh presidente janë më të mëdha”, ka thënë Spahiu.

Sa i përket pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, Spahiu ka thënë se mund të jepen udhëzime se si të veprohet ose të shkohet në zgjedhje.

“Mund të japin një udhëzim se si të veprohet ose ta qojnë vendin në zgjedhje, nëse konsiderojnë se është ezauruar votimi i gjithë kandidatëve dhe nuk është përmbushur kërkesa për mu konstituuar Kuvendi. Atëherë nuk kish me qenë çudi që me qu vendin në zgjedhje”, ka thënë ai.

Spahiu ka thënë se edhe Vetëvendosje por edhe parit ish-opozitare kanë bërë lojëra me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, pasi sipas tij nuk janë të interesuara për konstituimin e Kuvendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ashley young me djalin e tij mund te behen pjese e historise se futbollit anglez 68ba231440244
Lajmi i mëparshëm

Ashley Young me djalin e tij mund të bëhen pjesë e historisë së futbollit anglez

kontrabandistet zbarkuan drogen ne nje plazh plot me turiste ne spanje 68ba243305bea
Lajmi i radhës

Kontrabandistët zbarkuan drogën në një plazh plot me turistë në Spanjë

Të fundit nga

ShkoLartë