sot zgjedhje ne 5 bashki mbi 334 mije qytetare me te drejte vote shperndahet bazat materiale neper kzaz 691029a389039

Sot zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet bazat materiale nëpër KZAZ

November 9, 2025
1 minut lexim

Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.

Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit.

Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore.

Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë së shtunës në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.

Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.

Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.

Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.

Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.

Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi i radhes i komisionit per ceshtje historike dhe arsimore pala bullgare nuk ka perparim 690fee4f284a0
Lajmi i mëparshëm

Takimi i radhës i komisionit për çështje historike dhe arsimore, pala bullgare: Nuk ka përparim

shba akuzon iranin per komplot del ne krah te izraelit u tentua vrasja e ambasadores izraelite ne meksike 69102bc6657ba
Lajmi i radhës

SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë